KFOR-i: Jemi në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 21:23
KFOR-i: Jemi në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare

Në ngjarjen e sotme ku u kidnapuan tre policisë kosovarë, KFOR’i ka thënë se nuk është i përfshirë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

KFOR’i ka treguar se janë në komunikim me autoritetet serbe për të mësuar çfarë ka ndodhur.

“KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme lidhur me pjesëtarët e pemëve të Policisë së Kosovës dhe në fakt është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur”, thuhet në përgjigje.

Tre policisë kosovarë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Këtë akt institucionet e Kosovës e kanë quajtur si agresor nga Serbia.

(Kosova Sot Online)