Kurti e Sveçla dalin në konferencë

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 08:28
Kurti e Sveçla dalin në konferencë

Kryeministri i vendit,  Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media në ora 08:30, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare.

(Kosova Sot Online)