Kurti: Policët u kidnapuan thellë në Kosovë, KFOR-i ka parë gjurmë dhe pranga lidhëse

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 09:30
Kurti: Policët u kidnapuan thellë në Kosovë, KFOR-i ka parë gjurmë dhe pranga lidhëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e prezantoi një hartë, ku shpjegoi se ku u kidnapuan tre policët patrollues të Kosovës nga forcat serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se policët u kidnapuan “në thellësi të territorit të Kosovës” dhe se për këtë, KFOR-i ka parë ka gjurmë të cilat i ka parë edhe KFOR-i.

Ai prezantoi edhe dy fotografi tjera të një rruge të prerë ku tha se “shihet qartazi se nuk kanë mundur këta të kalojnë tutje siç pretendon Serbia se paskan shkuar në Serbi dhe atje qenkan arrestuar”.

“Pra, nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë”, tha Kurti.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i, ka qenë Policia e Kosovës dhe aty janë gjetur edhe gjurmët e qizmeve, këpuceve të huaja në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe prangat plastike lidhëse. Pra, si është e mundur se ata prentendojnë se Policia janë arrestuar në Serbi, kur lidhëset e tyre të plastikës si pranga janë pikërisht në këtë vendin ku po themi ne”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)