Përforcimet e KFOR’it turk në Zubin Potok

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 11:37
Përforcimet e KFOR’it turk në Zubin Potok

Në Zubin Potok sot kanë arritur një kontingjent i ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it, përcjell “Kosova Sot Online”.

Transferimi i një batalioni të forcave speciale turke (500 anëtarë) u organizua me kërkesë të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s.

Ndërkohë, një pjesë e trupave turke së bashku me autoblindat ushtarake u transferuan në veri të Kosovës në Zubin Potok.

(Kosova sot Online)