Vuçiq për policët kosovar që u kidnapuan: Ata nuk kanë marrë asnjë rrahje, as nuk janë keqtrajtuar

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 12:55
Vuçiq për policët kosovar që u kidnapuan: Ata nuk kanë marrë asnjë rrahje, as nuk janë keqtrajtuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për arrestimin e policëve kosovar nga autoritetet serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti serb i cili pretendon se policët kosovar ndodheshin në territorin e Serbisë, tha se ata po sillen si shtet serioz.

Tutje, sipas Vuçiq ata nuk janë rrahur dhe as nuk janë keqtrajtuar.

“Për sa i përket ngjarjes së djeshme, ne ndryshe nga disa të tjerë po sillemi si një vend serioz. Kështu do të trajtojmë personat që janë ndaluar. Ata nuk kanë marrë asnjë rrahje, as nuk janë keqtrajtuar”, deklaroi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)