Rama: Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës

  • E.K /
  • 15 June 2023 - 15:28
Rama: Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës

Kryeministri i Shqipqrisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama shkruan se policët duhet të kthehen sa më parë në shtëpi.

Rama shtoi se qeveria shqiptare qe nga dita e djeshme është fokusuar tek lirimi i tyre.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

(Kosova Sot Online)