Vjen reagimi nga Gjermania: Kosova dhe Serbia të marrin masa të menjëhershme për de-eskalim të tensioneve në veri

  • A.P /
  • 15 June 2023 - 22:00
Vjen reagimi nga Gjermania: Kosova dhe Serbia të marrin masa të menjëhershme për de-eskalim të tensioneve në veri

Kosova dhe Serbia që të marrin masa të menjëhershme për de-eskalim të tensioneve në veri ka kërkuar Qeveria Federale e Gjermanisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Gjermania i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të marrin masa për të de-eskaluar tensionet në veri të Kosovës”, kanë thënë nga Berlini zyrtar.

Gjithashtu kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit bashkë me Aneksin e Implementimit, derisa theksojnë në mënyrë të veçantë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kjo në mënyrë eksplicite përfshinë themelimin e Asociacionit”, thuhet tutje në përgjigjen e Qeverisë Gjermane

Të pyetur rreth masave që janë përfolur se BE do t’i marr në rast se s’do të pranohen propozimet për de-eskalim, nga Qeveria Gjermane kanë thënë se në qëndrimin e 3 qershorit, BE e ka bërë të qartë që do të marrë veprime në rast se nuk do të merren hapa për de-eskalim.

Derisa kanë shtuar se nuk flasin publikisht lidhur me diskutimet e brendshme rreth masave të mundshme.

“Në një deklaratë të datës 3 qershor, BE-ja e ka bërë të qartë se do të ndërmarrë veprime vendimtare nëse nuk do të ndërmerren hapa de-përshkallëzues. Përveç kësaj, ne nuk komentojmë publikisht diskutimet e brendshme”, kanë përfunduar nga Qeveria Federale

(Kosova Sot Online)