Lajçak: Duhet të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog, të jemi të guximshëm

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 11:20
Lajçak: Duhet të kapërcejmë të kaluarën, të kërkojmë dialog, të jemi të guximshëm

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Prespës tha se kanë folur për komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor., pwrcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak potenoci se duhet të kapërcehet e kaluara dhe duhet fokusim në dialog.

Tutje, Lajçak theksoi se duhet të fokusohemi në të ardhmen e përbashkët europiane.

“Në Forumin e Prespës ne diskutuam komponentët për pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Theksova se duhet të kapërcejmë të kaluarën e trashëguar, të kërkojmë dialog, të fokusohemi në të ardhmen e përbashkët europiane, të jemi të guximshëm dhe të kemi një vizion për të gjithë rajonin”.

(Kosova Sot Online)