Nusja sulmon vjehrrën në Drenas

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 09:46
Nusja sulmon vjehrrën në Drenas

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në Drenas, shkruan "Kosova Sot Online".

Një femër është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj.
Viktima nuk ka dashure që të marr trajtim mjekësor.

"Gllogoc 16.06.2023 – 11:46. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt".

(Kosova Sot Online)