Ish-këshilltari i KFOR-it: Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë e komplikon situatën politikë

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 15:27
Ish-këshilltari i KFOR-it: Rrëmbimi i tre policëve në Kosovë e  komplikon situatën politikë

Ish-këshilltari i KFOR-it, Alessandro Politi, ka thënë se rrëmbimi i tre policëve në veri të Kosovës është ngjarje që rëndon situatën në politikë, përcjell "Kosova Sot Online".

Tutje, Politi shtoi se zgjedhjen duhet ta bëj vet çdo institucion dhe qeveri.

Ai tha se dialogu ka qenë gjithnjë i vështirë mes të dyja palëve.

“Këto lloj incidentesh mund të ndodhin dhe ja që ndodhi. Nuk them se do ndodhin sërish, por thash se fatkeqësisht ndodhi. Për sa kohë ka pasur patrullime të përbashkëta midis KFOR-it dhe policisë së Kosovës rreth zonës së demilitarizuar të 1000 metrave, të kufirit, sepse ka pasur marrëveshje të sakta dhe ka pasur dhe procedura të përcaktuara. Ky është fatkeqësisht një fakt. Fakti që ndodhi dhe tani sigurisht komplikon situatën politikë, por çdo institucion dhe qeveri duhet të bëjë zgjedhjet e vet,” – u shpreh Politi.

“Shpresoj që një negociatë e mirë politike mund të kthejë balancën sepse jam i sigurt që të dy vendet kanë nevojë të kenë një qasje të përbashkët euro atlantike,” – deklaroi Politi.

(Kosova Sot Online)