Aksident i rëndë: Vdes 8 vjeçarja, 6 të plagosur

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 17:35
Aksident i rëndë: Vdes 8 vjeçarja, 6 të plagosur

Një aksident fatal  ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, përcjell "Kosova Sot Online".

Si pasojë e këtij aksidenti një fëmijë 8-vjeç ka ndërruar jetë. 

Ndërsa, të plagosur kanë mbetur 6 persona.

Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me një makinë tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.

(Kosova Sot Online)