Ja si do të jetë moti për këtë të diel

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 08:59
Ja si do të jetë moti për këtë të diel

Të dielen do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat më të fokusuara  do të jenë për gjatë relievit malor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fushat termike parashihet të kemi rritje për 3-6 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Pas këtyre reshjeve të intensitetit të mesem deri të lartë, ku shkaktuan vështirësi në shum pjesë të Kosovës dhe dëme në fushën e bujqësisë, java e atrdhsme parashihet me kushte tipike verore., pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten perkohesisht.


(Kosova Sot Online)