Në lumin Lepenc gjendet një veturë, dyshohet se është e familjes nga Kosova

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 17:03
Në lumin Lepenc gjendet një veturë, dyshohet se është e familjes nga Kosova

Rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti i së shtunës në rrugën Shkup – Bllacë, raportohet se është gjetur një veturë në lumin Lepenc, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pritet të konfirmohet nëse vetura është BMW e familjes Pacolli dhe nëse brenda saj gjenden anëtarët e kësaj familje.

Përplasja bëri që vetura “BMW” me targa të Kosovës ta humbte drejtimin dhe të përfundonte në lumin Lepenc.

Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është arrestuar shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

(Kosova Sot Online)