Haxhiu: Rreth 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës nuk mund të harrohen e as të falen, Serbia të dorëzoj kriminelët

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 14:47
Haxhiu: Rreth 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës nuk mund të harrohen e as të falen, Serbia të dorëzoj kriminelët

Ministrja e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt ka thënë së Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi, nga bota demokratike që ka për bazë lirinë dhe të drejtat e njeriut., përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Haxhiu ka shkruar se nuk mund të falën dhe as të harrohen rreth 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës.

Tutje, ajo ka shkruar se do të punojnë çdo ditë që kriminelët të dalin para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Dhuna seksuale gjatë luftës, e përjetuar mbi trupat e grave dhe të burrave, është krimi më i rëndë dhe mizoria e cila ende nuk është dënuar e as nuk është vendosur drejtësi për këtë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt, bota duhet të flas edhe më shumë për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullësisë civile gjatë luftës në Kosovë, e madje zëshëm duhet t'i kërkohet Serbisë t'i dorëzojë kriminelët e luftës që po mbahen në Serbi.

Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi, nga bota demokratike që ka për bazë lirinë dhe të drejtat e njeriut.

Rreth 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës nuk mund të harrohen e as të falen.

Do të punojmë çdo ditë që kriminelët të dalin para drejtësisë!

(Kosova Sot Online)