Zjarri masiv ka përfshirë parkun më të madh të lojërave në Gjermani

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 19:28
Zjarri masiv ka përfshirë parkun më të madh të lojërave në Gjermani

Një zjarr masiv ka përfshirë parkun më të madh të lojërave në Gjermani, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë dhe të evakuojnë me mijëra njerëz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Videot nga vendngjarja janë shpërndarë me shpejtësi në internet, ku shihen vizitorët teksa largohen me vrap nga parku Europa-Park.

Disa prej personave të pranishëm tregojnë se në parkun e njohur ndryshe si Disneyland-i i Gjermanisë janë dëgjuar dhe shpërthime.

Zjarri përfshiu në fillim seksionin austriak të parkut për të kaluar më pas në shpellën e Diamantit, ndërkohë që shkaqet e nisjes së tij janë ende të paqarta.

Deri në këto momente raportohet për të paktën 3 zjarrfikës të lënduar, të cilët po punojnë për të vënë flakët në kontroll.


(Kosova Sot Online)