Lajçak: Deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme në veri

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 15:26
Lajçak: Deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme në veri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se nuk ka afat për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Lajçak shtoi se BE bën thirrje që ato të mbahen menjëherë.

Por thekson se për këtë duhet vullnet politik, dhe sipas emisarit sllovak në Kosovë deri tani s’kanë parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme.

“S’ka afat për zgjedhjet. Gjithçka varet nga vullneti politik. Por ne bëjmë thirrje që të mbahen menjëherë. Ka procedura kushtetuese qe duhet të ndiqen qe kryetarët të dorëhiqen, askush nuk dëshiron të shtyjë një zgjidhje jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës. Por deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Lajcak.

(Kosova Sot Online)