Escobar dhe Lajçak: Tre policët e Kosovës duhet të kthehen tek familjet e tyre menjëherë

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 16:00
Escobar dhe Lajçak: Tre policët e Kosovës duhet të kthehen tek familjet e tyre menjëherë

Tre policët e Kosovës duhet të lirohen menjëherë nga Serbia, ka thënë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Escobar ka thënë se edhe nëse janë rrëmbyer por edhe nëse kanë dalë gabimisht në territorin e Serbisë, tre policët s’kanë pasur synim që të jenë në territorin serb dhe prandaj duhet të kthehen menjëherë tek familjet e tyre

 “Duam ta shohim lirimin menjëherë. Edhe nëse janë kidnapuar, edhe nëse e kanë gjetur veten në Serbi gabimisht, ata s’kanë pasur qëllim që të jenë në territorin e Serbisë, prandaj duhet të kthehen tek familjet e tyre menjëherë”, ka thënë Escobar.

Lidhur me të njëjtën pyetje, Miroslav Lajcak ka thënë se ndan të njëjtin qëndrim me Escobar.

“Ndaj të njëjtin qëndrim”, ka thënë shkurt Escobar.

(Kosova Sot Online)