Rama: 50 euro në muaj për secilin që i adopton qentë

  • A.P /
  • 20 June 2023 - 17:39
Rama: 50 euro në muaj për secilin që i adopton qentë

Aksioni për largimin e qenve endacakë nga rrugët e kryeqytetit që ka nisur mbrëmë do të vazhdojë deri sa të gjithë qentë endacakë të largohen nga rrugët, ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rama ka njoftuar edhe për vendimin e tij që të gjithë ata që adoptojnë qentë endacakë, të subvencionohen me nga 50 euro në muaj.

“Largimi i qenve endacakë do të vazhdojë çdo ditë derisa të heqim të gjithë qentë nga rrugët. Paralelisht me aksionin e largimit të qenëve, unë kam marrë një vendim për subvencionim të të gjithëve që strehojnë qentë endacakë. Cdo strehimore, operator ekonomik ose qytetar që strehon një qen endacakë do të merr 50 euro në muaj subvencionim”, ka deklaruar Rama.

Sipas tij, ndarja e kësaj shumë ka qenë e domosdoshme për të strehuar qentë në mënyrë humane dhe për të mbuluar shpenzimet e ushqimit dhe kushtet higjenike, si dhe për sigurinë e qytetarëve.

“Të gjithë qentë që janë vendosur në strehimore mund të adoptohen nga qytetetarët. Ndarja e kësaj shume është e domosdoshme për të strehuar qentë në mënyrë humane dhe për të mbuluar shpenzimet e ushqimit dhe kushtet higjenike. Ndarja e kësaj shume është e domosdoshme për të ofruar siguri për qytetarët tanë”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)