Kurti do të takohet nesër me Papa Françeskun në Itali

  • E.K /
  • 21 June 2023 - 13:47
Kurti do të takohet nesër me Papa Françeskun në Itali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti nesër do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.​

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali. Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parol.”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)