Kurti nga Vatikani e konfirmon takimin me Vuçiqin në Bruksel

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 19:00
Kurti nga Vatikani e konfirmon takimin me Vuçiqin në Bruksel

Pas vizitës të cilën nesër do ta kem në Vatikan, do të udhëtojë për në Bruksel, ka deklaruar Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E në Bruksel tha se do të ketë takim të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton nën që me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka treguar se kërkesa e tij do të jetë lirimi i tre policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe, më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Vizita e Kurtit në Vatikan ku do të takohet me Papa Françesku e ka konfirmuar edhe zyra e kryeministrit.

Këto vizita të Kurtit në Vatikan dhe Bruksel vijnë në një kohë ku në Veri të Kosovës ka tension të shtuar.

Madje javëve të fundit ka pasur edhe dhunë nga protestuesit e dhunshëm serbë mbi pjesëtarë të KFOR’it, Policisë së Kosovës dhe punonjësëve të mediave.


(Kosova Sot Online)