Nxirret e vdekur një 56-vjeçare nga liqeni akumulues i lumit Ibër në Mitrovicë

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 09:28
Nxirret e vdekur një 56-vjeçare nga liqeni akumulues i lumit Ibër në Mitrovicë

Një 56-vjeçare është nxjerrur sot pa shenja jete nga zona e liqenit akumulues të lumit Ibër në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Sot rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56-vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” , ka konfirmuar Zahiti

(Kosova Sot Online)