Gjilan: Bie nga platoja e objektit ku punonte, punëtori në gjendje kome dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 10:20
Gjilan: Bie nga platoja e objektit ku punonte, punëtori në gjendje kome dërgohet në QKUK

Një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga platoja e një objekti përderisa ishte duke punuar në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky punëtor ka marrur lëndime.

Sipas raportit policor, personi në fjalë është dërguar në QKUK për trajtim ku ndodhet në gjendje kome.

Me rastin po merret policia dhe prokurori i rastit derisa vepra është cilësuar si “Heqje, dëmtim apo asgjësim i pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“HEQJA, DËMTIMI APO ASGJËSIMI I PAJISJEVE MBROJTËSE, RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Gjilan 21.06.2023 – 10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt kishte rënë nga platoja dhe si pasojë kishte pësuar lëndime. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në gjendje kome është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)