Dy Ministret e Francës dhe Gjermanisë kërkojnë respektim të marrëveshjeve nga Kosova e Serbia

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 13:41
Dy Ministret e Francës dhe Gjermanisë kërkojnë respektim të marrëveshjeve nga Kosova e Serbia

Dy ministre të dy shteteve hisedare në dialogun Kosovë-Serbi kanë kërkuar që Prishtina zyrtare dhe Beogradi të de-përshkallëzojnë situatën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministrja Gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrman në një intervistë për EURACTIV tha se të dyja palët po rrezikojnë të ardhmen e tyre drejt BE-së.

“Të dyja palët duhet të de-përshkallëzohen. Ata vërtet po rrezikojnë të ardhmen e tyre në BE”, ka deklaruar për EURACTIV Ministrja gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Luhrmann.

Edhe ministrja franceze për shtetin Laurence Boone ka thënë se “të dy palët duhet të respektojnë marrëveshjet e tyre dhe të arrijnë në një mirëkuptim të përbashkët”.

(Kosova Sot Online)