Stoltenberg flet me presidentin malazez për situatën në Kosovë

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 14:53
Stoltenberg flet me presidentin malazez për situatën në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është takuar me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stoltenberg tha se ka folur me Milatoviqin për kontributin e Malit të Zi dhe rolin e presidentit të ri të vendit në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Takimi i mirë me Presidentin Jakov Milatoviq për të përgatitur Samitin e NATO-s në korrik. E falënderova për kontributin e Malit të Zi në NATO dhe për rolin e tij në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

(Kosova Sot Online)