Ja pse Grenell e ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 16:55
Ja pse Grenell e ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut

Mitrovicën e Veriut sot e ka vizituar ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi filloi rreth orës 16:00, raporton mediumi serb në Kosovë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryesia e lartë e Listës Serbe, duke përfshirë kryetarin e saj, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Igor Simiq, ish-kryetarin e Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq, si dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

Siç citohen të kenë thënë në Listën Serbe, takimi me Grenelin nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie.

(Kosova Sot Online)