Zbulohet arsyeja e takimit Osmani - Hovenier

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 17:54
Zbulohet arsyeja e takimit Osmani - Hovenier

Në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, e ka pritur sot presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ritheksoi rëndësinë e lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës.

Ajo po ashtu shprehi mirënjohje për qëndrimin e qartë të SHBA-ve sa i përket lirimit të policëve.

“Në takim u diskutua edhe për hapat e mëtejmë për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA ndajnë të njëjtin qëllim për një Kosovë të integruar në strukturat euroatlantike e me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm”.

(Kosova Sot Online)