Rashiq: Krejt jemi nga pak fajtor për situatën në veri

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 18:17
Rashiq: Krejt jemi nga pak fajtor për situatën në veri

Të gjithë janë nga pak fajtor për krizën në veri, duke shtuar se duhet bërë diçka më shumë që ajo pjesë e Kosovës të jetë më e qëndrueshme dhe të mos jetë burim krize, ka deklaruar ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rashiq ka deklaruar se institucionet e Kosovës duhet të bëhen “të zotët e punës” dhe të propozojnë koncepte për zgjidhje në veri, kur është folur për çështjen e Asociacionit.

“Krejt jemi nga pak fajtor. Konsideroj së pari përgjegjësia duhet të jetë individuale. Disa sene kam mundur t’i bëj edhe unë më mirë. Procesin e pajtimit kemi mundur ta përfundojmë më herët. Kemi mundur që serbët e veriut t’i integrojmë më shpejt. Duhet të bëhet diçka më shumë efikase, më konkrete, më miqësore. Unë jam për një koncept që ne e propozojmë, duhet të jemi të zotët e punës. Kryeministri e ka propozuar një vizion, por duhet të thellohet”, ka thënë Rashiq.

(Kosova Sot Online)