Gjuajti me armë pas një mosmarrëveshje me djalin e tij, arrestohet një burrë në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 10:33
Gjuajti me armë pas një mosmarrëveshje me djalin e tij, arrestohet një burrë në Fushë Kosovë

Një burrë është arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi gjuajti me armë zjarri, pas një mosmarrëveshje me djalin e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia në vendngjarje ka konfiskuar armën me një fishek dhe gjashtë predha.

“Fushë Kosovë, 23.06.2023 – 15:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka shtënë me armë pas një mosmarrëveshje familjare me djalin e tij. Arma me një fishek dhe gjashtë predha janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)