Situata me zhvillimet e reja në Rusi, vjen reagimi i parë nga edhe BE-ja

  • S.A /
  • 24 June 2023 - 12:30
Situata me zhvillimet e reja  në Rusi, vjen reagimi i parë nga edhe  BE-ja

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel ka thënë se janë në kontakt me liderët evropianë dhe të G7, për krizën në Rusi, përcjell "Kosova Sot Online".

Në një postim në Twitter, Charles Michel tha se ata po “monitorojnë nga afër” situatën këtë mëngjes.

“Duke monitoruar nga afër situatën në Rusi. Në kontakt me liderët evropianë dhe partnerët e G7. Kjo është padyshim një çështje e brendshme ruse. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe [Presidentin Zelensky] është e palëkundur.”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online )