Sveçla: Njëri nga jelekët antiplumb që kapëm në Veri kishte shenjën e njësisë speciale ruse

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 13:30
Sveçla: Njëri nga jelekët antiplumb që kapëm në Veri kishte shenjën e njësisë speciale ruse

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka treguar se njëri nga jelekët antiplumb të gjetur në veturën me armatim në Zveçan ka pasur shenjën e njësive speciale ruse, përcjell “Kosova Sot Online”

Sveçla ka thënë se kjo do të thotë që në Kosovë mund të jetë një pjesëtar i kësaj njësie të Rusisë, ose është ndonjë serb që ka qenë pjesë e luftërave në Rusi dhe është kthyer të vazhduar luftën kundër Republikës së Kosovës.

“Njëri nga jelekët antiplumb ka shenjën e njësive speciale ruse. Që do të thotë ose kemi një pjesëtar të kësaj njësie në Kosovë, ose kemi ndonjë serb që ka qenë pjesë e luftarëve atje dhe është kthyer këtu për të vazhduar luftën kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Sveçla.

(Kosova Sot Online)