Suspendohet një zyrtar policor

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 08:31
Suspendohet një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor është suspenduar sot me rekomandim të IPK-së nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë e Jugut është i dyshuar për fotografim apo incizim të paautorizuar.

(Kosova Sot Online)