Kurti takon deputeten Kearns, u diskutua për zhvillimet në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 15:53
Kurti takon deputeten Kearns, u diskutua për zhvillimet në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Londër u takua me Kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, përcjell “Kosova Sot Online”.

ZKM njofton se me deputeten Kearns, Kurti diskutoi për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Po ashtu, është diskutuar për situatën në katër komunat në veri të Kosovës, për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës brenda territorit të Kosovës, etj.

“Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale atje ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)