​Serbët protestojnë edhe në veri

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 14:10
​Serbët protestojnë edhe në veri

Serbët e komunave veriore, kanë marrë pjesë sot në siç e quajtën ata, “Tubim i madh i vidovdanit” që u mbajt në sheshin “Vëllezërit Miliq”, në veri të Mitrovicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dragisha Milloviq, ish kryetar i komunës së Zveçanit, duke lexuar deklaratën pesë pikëshe të vidovdanit, dhe për të cilën u tha se është deklaratë e përbashkët e popullit serb të Kosovës, ka përmendur formimin e Asociacionit, luftën për mbijetesë të serbëve në këto troje, si dhe orientimin drejt paqes, duke potencuar këtu edhe bashkëjetesën me shqiptarë, si kërkesa të përbashkëta të popullit serb të këtushëm.

(Kosova Sot Online)