KFOR: Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 17:08
KFOR: Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës

 Me një reagim, ku thuhet se vazhdojnë ta mbështesin dialogun si rruga kryesore për të arritur stabilitet afatgjatë, ka dalë KFOR, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“KFOR vazhdon ta mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga BE si rruga kryesore për të arritur stabilitet afatgjatë dhe të pakthyeshëm dhe për të ulur tensionet në Veri të Kosovës.”

“Ftojmë të gjitha palët që të bashkohen për shtensionimin e situatës dhe të përmbahen nga veprimet provokuese që janë kundër interesit të të gjithë njerëzve në Kosovë”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

KFOR ka ftuar të gjitha plët që të përmbahen nga veprimet provokuese “që janë kundër interesave të të gjithë njerëzve në Kosovë”.

“KFOR vazhdon të jetë vigjilent dhe krejtësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij që derivon nga rezoluta 1244 e OKB-së për të ofruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha KFOR.

(Kosova Sot Online)