A e dini sa fitojnë lypësit në Venecia?

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 18:19
A e dini sa fitojnë lypësit në Venecia?

Përpos turizmit, ka njerëz që në Venecia po shkojnë për atë që quhet “biznesi i lëmoshës", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për persona nga Europa Lindore që fitojnë nga 500 deri në 1, 000 euro në shumë pak ditë.

I vetmi shpenzim që duhet të përballojnë këta vizitorë është bileta e autobusit me kosto të ulët që i çon nga vendet e origjinës në Venecia. Qyteti, i rrethuar gjithnjë e më shumë nga turistët, duhet të merret edhe me menaxhimin e këtyre flukseve.

Udhëtimet e lira për të fituar para me lëmoshë, shkruan “Messenger”, nisën të shtoheshin me përhapjen e fjalës nga lypsarët vendas të cilët ishin të parët që e panë që mund të fitonin mirë.

Afërsia e qytetit me kufirin me Evropën Lindore e bën destinacionin edhe më tërheqës, veçanërisht pasi Serenissima tani është e rrethuar nga turistët 12 muaj në vit.

Lypësit kalojnë disa ditë në qytet dhe më pas kthehen në shtëpi me paratë e fituara në rrugë. Gjatë qëndrimit të qytet ata shkojnë në mensa ku disa shoqata u japin për të ngrënë dhe u sigurojnë një shtrat ku të flenë.

Për pastrim, përpara se të kthehen në shtëpi, ata drejtohen te shatërvanet publike.

(Kosova Sot Online)