Kur do të lirohen për qarkullim rrugët në Graçanicë?

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 12:34
Kur do të lirohen për qarkullim rrugët në Graçanicë?

Qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e Komunës së Graçanicës, konkretisht në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes Veterrniku, është ndërprerë që nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm, shkaku i festës së Vidovdanit, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë deri sa të përfundojë festa, rrugët do të lirohen.

“Posa të përfundojë, atëherë lirohet, por varet sa do ta zgjasin”, ka thënë Kelani.

(Kosova Sot Online)