Llapjani kapet me armë e municion, përfundon në arrest

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 09:45
 Llapjani kapet me armë e municion, përfundon në arrest

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Podujevë pasi u kap me municion e armë, transmeton "Kosova Sot Online".   I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Sibofc i Epërm, Podujevë 28.04.2023 – NN. Lidhur me rastin me datën 29.06.2023 në bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën kompetente është realizuar urdhër kontrolli me ç’rast është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe disa gjësende tjera. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online )