Kryeministri Kurti krenar me ushtrinë e Kosovës: Për dy vjet, FSK me 1 mijë e 240 ushtarë të rinj e 612 rezervë

  • 30 June 2023 - 13:21
Kryeministri Kurti krenar me ushtrinë e Kosovës: Për dy vjet, FSK me 1 mijë e 240 ushtarë të rinj e 612 rezervë

 

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u mbajt ceremonia e diplomimit të 15 kadetëve të gjeneratës së klasës 2023. Përveç drejtuesve të lartë të FSK-së e Ministrisë së Mbrojtjës, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ky i fundit tha se çdo gjeneratë e re, dëshmon për vullnetin që është për të ndërtuar  sistemin e mbrojtjes.

Duke rikujtuar se themelet e FSK-së janë mbi mundin dhe sakrificën e UÇK-së, ndihmën për clirim nga NATO, e ndërtimi i saj është bërë dhe po bëhet me mbështetjen e vendeve të ndryshme perëndimore dhe aleate, kryeministri tha se FSK është e hapur për çdo të re dhe të ri, deri në moshën 25 vjeçare.

“Kemi lidhur bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë. Nga sot përveç gradën e oficerit, ju do ta keni mbi supe ruajtjen e qytetarëve dhe sovranitetin”, tha ai.

“Duke pranuar titullin e oficerit që u ndërtua mbi supet e UÇK-së”.

Kurti në fjalën e tij rikujtoi  se është larguar kufizimi në numër i pjesëtarëve të saj e ku të gjithë deri në këtë moshë, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

“Për dy vjet, janë rekrutuar 1.240 ushtarë të rinj”, tha kryeministri Kurti. “Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë të rinj dhe 388 rezervë”. 

(Kosova Sot Online )