Operacion policor në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, arrestohen 3 persona

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 15:21
Operacion policor në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, arrestohen 3 persona

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, përcjell "Kosova Sot Online".

Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

Kelani shtoi se pasi të përfundojnë operacionet, do të japin informacione shtesë.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, tha Kelani.

(Kosova Sot Online)