Berisha: Koordinimi me ShBA-në është vetë ligjshmëria në Kosovë

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 18:30
Berisha: Koordinimi me ShBA-në është vetë ligjshmëria në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se koordinimi me faktorin ndërkombëtar, më konkretisht me SHBA- të “është vetë ligjshmëria në Kosovë”, përcjell "Kosova Sot Online".

Berisha, këtë deklaratë e bëri në lidhje me mos-koordinimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimet e fundit që i ka marrë në lidhje me situatë në veri me ShBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar të Kosovës.

Berisha shtoi se forcën nuk e ka Kosova, por e ka partneri ynë, që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, bëjmë pavarësinë dhe ta funksionalizojnë shtetin. në ShBA-të.

“… Kryeministri po qëndron, edhe unë e mbështes. Por, ku po na çon qëndrimi? Në sanksione. Nga kush? Nga ai që të ka krijuar. Koordinimi me ndërkombëtarët është ligjshmëria. Koordinimi me SHBA është vetë ligjshmëria në këtë vend. Se nganjëherë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë dhe drejtësinë e përcakton forca dhe fuqia. Ne jemi në një rrethanë të tillë ku forca duhet ta luajë rolin e vet. Dhe forcën nuk e ka Kosova, por e ka partneri ynë, që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, bëjmë pavarësinë dhe ta funksionalizojnë shtetin. në ShBA-të”, ka thënë Berisha në RTV Dukagjini.

(Kosova Sot Online)