Qëndroi për nëntë ditë me Hetemin në komunë, Vokrri: Bëhen improvizime, është improvizuar një dush

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 20:43
Qëndroi për nëntë ditë me Hetemin në komunë, Vokrri:  Bëhen improvizime, është improvizuar një dush

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, për nëntë ditë qëndroi i ngujuar në objektin e Komunës së Leposaviqit, së bashku me kryetarin Lulzim Hetemin, i cili është akoma brenda, përcjell "Kosova Sot Online".

Vokrri ka treguar përvojën që kishte brenda atij objekti,  duke thënë se ka qenë një përvojë që nuk do ta harrojë.

"Borxh ia kemi që t’ia dimë për nder kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit për stoicizmin e tij, për qëndrimin e tij atje i palëkundur duke pasë parasysh se çfarë barre ka mbi vete që nuk është thjesht çështje veç e një komune në Kosovë, por është diçka shumë me e madhe, është ndihmese e jashtëzakonshme për plotësimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Vokrri.

“Ndërtesa komunale e Leposaviqit është njëra prej më moderneve që ka Kosova, kushtet janë të përballueshme, bëhen improvizime, është improvizuar një dush. Pavarësisht rrethanave, kushteve pavarësisht sa është komod ndërtesa, zotëri Lulzim Hetemi është i vendosur që ta kryejë punën e tij me nder deri në fund.

(Kosova Sot Online)