Vera me befasi meteorologjike: Stuhi me breshër e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

  • S.A /
  • 01 July 2023 - 07:38
Vera me befasi meteorologjike: Stuhi me breshër e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë dy javëve të ardhshme, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas PW, e shtuna fillon me intervale me diell dhe mot shumë të ngrohtë.  Vransirat vijnë duke u shtuar gjatë ditës, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht mund të jenë edhe si stuhi me breshër.

“Mot jostabil mbetet edhe ditën e diel, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 24C e 25C.  Në ditët e para të javës së ardhshme, parashihet mot relativisht më stabil, me më shumë diell dhe më ngrohtë me temperatura maksimale deri në 28C e 30C ditën e martë”, thuhet në njoftim.

Nga mesi i javës vijuese sërish pritet të kemi disa ditë me mot jostabil, e mundësi për të reshura shiu me bubullima. Në javën e dytë të korrikut, sipas trendeve të fundit, pritet të ketë mot më të nxehtë dhe më stabil, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.

(Kosova Sot Online )