Për shpërthimi në veri reagon edhe Lista Serbe

  • S.A /
  • 03 July 2023 - 11:06
Për shpërthimi në veri  reagon  edhe Lista Serbe

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur në shpërthim në veri të vendit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në veri të vendit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërkohë ka reaguar edhe Lista Serbe, e cila e ka dënuar shpërthimin që ka ndodhur mbrëmë.

“Në emër të popullit serb, dënojmë ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë kur persona të panjohur hodhën shok-bombë pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës dhe shkaktuan shqetësimin e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

“Hedhja e fishekzjarrëve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se falsifikimi i incidenteve të tilla synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale të Kurtit në mjediset serbe, dhe represionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë, si dhe arrestime të pabaza”.

(Kosova Sot Online )