Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut arrijnë në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti i priti në aeroportin Adem Jashari

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 09:08
Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut arrijnë në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti i priti në aeroportin Adem Jashari

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, para pak minutash kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku janë pritur nga kryeministra i Kosovës, Albin Kurti, transmeton "Kosova Sot Online".

Nga ora 09:20, Kurti do të ketë takim me ta, ndërsa në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media.

Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së tensioneve, qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe kthimin në dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli.

(Kosova Sot Online )