Konjufca: Masat e BE’së të padrejta, thuajse se Serbia ska kurrfarë përgjegjësie për ato që po ndodhin në veri

  • E.K /
  • 04 July 2023 - 17:46
Konjufca: Masat e BE’së të padrejta, thuajse se Serbia ska kurrfarë përgjegjësie për ato që po ndodhin në veri

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka cilësuar si të padrejta masat e BE-së ndaj Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tha se ato u aplikuan vetëm ndaj Kosovës sikurse Serbia nuk ka asnjë përgjegjësi për situatën.

Konjufca tha se dy herë është shtyrë afati për zgjedhje.

“Nga ky aspekt më duken si të padrejta, thuajse se Serbia ska kurrfarë përgjegjësie për ato që po ndodhin në veri. Përgjegjësia e Vuçiqit është e drejtpërdrejtë. ka dalë publikisht dhe i ka kërkuar serbëve të japin dorëheqje, ai e filloi. Institucionet mbeten vakante. Tash ishin dy opsione ose të triumfonte ai Vuçiqit ose ai i Kosovës. Dy herë e kemi shtyrë afatin për zgjedhjet”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)