Lajçak flet me Vuçiqin për zgjedhjet në Veri: Takimi ndihmoi për të qartësuar hapat e ardhshëm

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 15:42
Lajçak flet me Vuçiqin për zgjedhjet në Veri: Takimi ndihmoi për të qartësuar hapat e ardhshëm

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell "Kosova Sot Online".

Lajçak ka njoftuar në takim diskutuan për zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve në to dhe për dialogun.

Lajçak tha gjithashtu se ky takim dhe vizita i dhanë qartësi për hapat e ardhshëm.

“E vazhdova vizitën time me një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthimin në dialog. Takimi dhe vizita ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”.

(Kosova Sot Online)