Vjosa Osmani takohet me tre policët që u kidnapuan në Veri

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 18:18
Vjosa Osmani takohet me tre policët që u kidnapuan në Veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka takuar tre policët që ishin kidnapuar në territorin e Kosovës, ku më pas u liruan, përcjell "Kosova Sot Online".

Ajo ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e  njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)