Agani: Sipas Euroactiv, Kosova deri në fund të vitit do t'i humb mbi 500 milionë euro

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 22:11
Agani: Sipas Euroactiv, Kosova deri në fund të vitit do t'i humb mbi 500 milionë euro

Profesori, Mentor Agani, ka treguar se Euroactiv ka shkruar se për shkak të sanksioneve Kosova deri në fund të vitit do t'i humbë pak më shumë se 500 milionë Euro, përcjell "Kosova Sot Online".

Agani ka shkrur se kjo është diku rreth 350 Euro për çdo banor.

"Euroactiv shkruan se për shkak të sanksioneve Kosova deri në fund të vitit do t'i humbë pak më shumë se 500 milionë Euro. Kjo është diku rreth 350 Euro për çdo banor (lexo: per ty), përkatesisht rreth 1400 Euro për çdo familje 4-anëtareshe (lexo: për familjen tënde - nëse familja jote nuk i ka 4 anëtar, humbjen e saj në Euro e gjen kur 350 e shumëzon me numrin e anëtarëve të saj). Deri në fund të vitit, dhe nëse nuk na fusin edhe sanksione të reja", ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)