Maratona e sotme e Kryeministrit Edia Rama, pas Kosovës do të shkojë edhe në Serbi, konfirmohet takimi me Vuçiqin

  • S.A /
  • 06 July 2023 - 09:22
Maratona e sotme e Kryeministrit Edia Rama,  pas Kosovës  do të shkojë edhe në Serbi, konfirmohet takimi me Vuçiqin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar agjendën e takimeve që do t’i nis sot në kuadër të turit të tij ballkanik. Kjo në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit që do të mbahet në muajin tetor në Tiranë,transmeton "Kosova Sot Online". Sot ai do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Ndërkaq nesër ai do të vazhdojë turin e tij fillimisht në Bonje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe vizitën do ta përmbyllë në Serbi. 

Rama ka konfirmuar se në Serbi do të takohet me presidentin Aleksadër Vuçiq. Me Vuçiqin, Rama do të mbajë edhe konferencë për media. E pas konferencës ata do të kenë edhe darkë pune me delegacionet.

(Kosova Sot Online )