Konjufca e pret Ramën në Kuvend

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 18:28
Konjufca e pret Ramën në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përcjell "Kosova Sot Online".

Takimin me Ramën e ka refuzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se me Ramën do të takohet vetëm në mbledhjen e dy qeverive.

Kurse Rama gjatë ditës është shprehur nuk i ka kërkuar takim Kurtit dhe se sipas tij, Kurti ka refuzuar takimin paraprakisht, duke menduar se ai më pas do i kërkonte takim.

(Kosova Sot Online)